BallinaPolitikProtestat e Studentëve: Arrestime dhe Dhunë nga Policia

Protestat e Studentëve: Arrestime dhe Dhunë nga Policia

- Advertisement -

Në 13 ditët e protestës të organizuar nga studentët dhe të tjerë, Policia e Shtetit ka arrestuar mbi 270 persona, ndërsa 344 të tjerë janë proceduar penalisht. 60 individë janë shpallur në kërkim policor.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se protestuesit e arrestuar janë ndaluar kryesisht për akte dhune ndaj efektivëve të policisë, si dhe për dëmtimin e pronës publike dhe private gjatë protestave.

Protestuesit kanë sulmuar punonjësit e Policisë me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla.

Sipas policisë, ata që janë proceduar penalisht kanë kryer më pak akte dhune, por kanë incituar dhunën drejt policisë dhe më gjerë.

Policia ka shpallur në kërkim 65 persona që morën pjesë në protestë, ndërsa mbi 200 efektivë janë lënduar.

Gjatë protestave, janë regjistruar dy raste të djegies së godinave të komisariateve të Policisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke lënë të lënduar efektivët që ishin në detyrë në momentin e sulmeve.

Megjithatë, gjatë këtyre dy javëve ka pasur raste të tejkalimit të kompetencave nga ana e efektivëve të policisë.

Rasti më i rëndë ishte plagosja në sy e një 28-vjeçari me plumb gome, dhunimi i një 45-vjeçari pas neutralizimit të tij, si dhe dhunimi i një të riu, të cilit iu thye njëra nga këmbët.

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dhe ka vendosur në hetim disiplinor nëntë efektivë për tejkalim kompetencash, mosrespektim të proporcionalitetit dhe trajtim të papërshtatshëm ndaj protestuesve, me hetimet që vazhdojnë edhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments