Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në pishinën gjysmëolimpike në komunën e Podujevës, pas identifikimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, gjatë inspektimit janë vënë re mungesa të masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. “Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve,” thuhet në njoftim.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
