BallinaPolitikStatistikat e Intervenimeve të Gjirit në Kosovë: Rritja e Rasteve me Kancer...

Statistikat e Intervenimeve të Gjirit në Kosovë: Rritja e Rasteve me Kancer dhe Rikonstruksioni i Gjirit

- Advertisement -

Gjatë 10 muajve të fundit, në Kirurgjinë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë realizuar 710 intervenime kirurgjikale në gjirin e pacientëve.

Një pjesë e madhe e këtyre ndërhyrjeve kanë qenë në raste me kancer të gjirit. “Në qoftë se i marrim si total atëherë numri i ndërhyrjeve kirurgjike në gji brenda këtij viti ka qenë 710 raste, por nga to 319 raste kanë rezultuar me kancer të gjiri.

Këto rastet tjera kanë të bëjnë me ndërhyrje me gjilpërë në sallën e vogël, kurse salla e madhe është përdorur për biopsi eksocionale”, theksoi Nazmi Kolgeci, drejtori i Kirurgjisë Torakale.

Kolgeci gjithashtu përmendi nëse ka pasur rritje të rasteve me kancer të gjirit krahasuar me vitin e kaluar. “Në qoftë se i referohemi statistikave tona për vitin 2025 dhe 2026, unë them se janë të ngjashme, por kur e kemi parasysh që numri i popullsisë në Kosovë është në rënie dhe numri i rasteve me kancer të gjirit është i njëjtë, atëherë do të thotë që karcinoma e gjirit jo vetëm që nuk është duke rënë, por përkundrazi ka një indikacion në rritje”, deklaroi ai.

Statistikat për rikonstruktimin e gjirit janë krejt ndryshe. “Ne kemi pasur një numër relativisht të vogël nga pritjet që kemi pasur, edhe përkundër përpjekjeve dhe thirrjeve që bëjmë për rikonstruksione.

Kemi realizuar 13 raste sivjet, ndërsa 80 i kemi bërë që nga fillimi dhe suksesi është shumë i madh”, tha Ylber Zenjullahu, kirurg plastik.

Vlera e rikonstruktimit të gjirit në sektorin privat arrin deri në mbi 3 mijë euro.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments