BallinaShowbizDJ Dagz ndan një moment të vështirë familjar: Babai i tij në...

DJ Dagz ndan një moment të vështirë familjar: Babai i tij në spital

- Advertisement -

DJ Dagz ka ndarë me ndjekësit një moment të vështirë në jetën e tij familjare, duke bërë të ditur se babai i tij ndodhet në spital dhe është i intubuar për tri ditë, teksa po lufton për jetën.

Në një postim emocionues në Instagram, artisti ka theksuar se gjatë 17 viteve të karrierës së tij si DJ, ka përballur shumë sfida, por babai ka qenë gjithmonë mbështetje e fortë dhe personi që e ka inkurajuar të mos heqë dorë nga muzika.

Dagz zbuloi se kishte planifikuar një event, por gjendja shëndetësore e babait e ka bërë të vështirë të mendojë për daljen në skenë.

Megjithatë, kujtimi i fjalëve dhe mbështetjes së tij të vazhdueshme po i jep forcë të vazhdojë.

Në mesazhin e tij prekës, artisti shprehu shpresën se babai do ta kalojë këtë betejë dhe do të kthehet sa më shpejt pranë familjes.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments