Politik

Ndalja e Furnizimit me Ngrohje nga Termokosi në Prishtinë

Furnizimi me ngrohje për konsumatorët e Termokosit në Prishtinë do të ndërpritet përkohësisht në orët e para të së shtunës, për shkak të ndaljes së kontrolluar të Njësisë B2 të termocentralit “Kosova B”.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike “Termokos”, ndalja e kësaj njësie do të pamundësojë furnizimin me avull, i cili nevojitet për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë periudhës së ndërprerjes, furnizimi me ngrohje do të vazhdojë vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përmes ngrohtores që shërben për nevojat e kësaj qendre. “Termokosi” ka bërë të ditur se kjo periudhë do të shfrytëzohet për të evituar vështirësitë e paraqitura në qarkullimin e ngrohjes gjatë ditëve të para të këtij sezoni ngrohës.


- Advertisement -

Ndërmarrja ka njoftuar se do të jetë në koordinim të ngushtë me Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) për rikthimin e furnizimit me avull. “Sapo të krijohen kushtet e nevojshme për fillimin e marrjes së avullit, do të ndërmerren të gjitha veprimet për rikthimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në njoftim. “Termokosi” u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim për këtë ndërprerje të përkohshme.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -