Bota

Gabim i rëndë në portalin për njoftime mortore: Dy fëmijë shpallen të vdekur gabimisht

Të dy fëmijët janë gjallë, ndërsa kompania përgjegjëse për portalin ka pranuar gabimin, ka fshirë njoftimet dhe i ka kërkuar falje babait të tyre.

Një portal online për njoftime mortore në Zvicër ka publikuar gabimisht nekrologji për dy vëllezër, 7 dhe 12 vjeç, nga kantoni i Aargaut.

Rasti u zbulua pasi babai i dy fëmijëve vuri re njoftimet në platformën Todesanzeigen.ch dhe kontaktoi kompaninë përgjegjëse, përmes formularit të kontaktit, duke sqaruar se të dy djemtë janë gjallë, raporton Watson.


- Advertisement -

Kompania Famads AG, e cila administron platformën, i fshiu njoftimet dhe i kërkoi falje zyrtarisht familjes.

Sipas kompanisë, gabimi u shkaktua nga një problem teknik gjatë përpunimit të të dhënave nga një burim informacioni.

Përfaqësuesit e saj e cilësuan incidentin si një gabim serioz që nuk duhej të ndodhte.

Gabimi nuk u vërejt as gjatë kontrollit.


- Advertisement -