Arijeta Rexhepi Zgjedhet Kryesuese e Grupit të Grave Deputete në Kuvendin e Kosovës
Deputetja Arijeta Rexhepi është zgjedhur kryesuese e Grupit të grave deputete në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi se Rexhepi u zgjodh në këtë pozitë gjatë seancës së sotme.
Haxhiu theksoi se Rexhepi është në mandatin e saj të katërt si deputete dhe gjatë angazhimit të saj politik ka qenë e fokusuar në arsim, drejtësi sociale dhe barazi gjinore.
Me marrjen e kësaj përgjegjësie, Rexhepi pritet të udhëheqë bashkëpunimin mes grave deputete dhe angazhimet për avancimin e barazisë gjinore dhe të drejtave të grave në Kuvend. “Arijetës i urova suksese në detyrën e saj të re, punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm!”, shkroi Haxhiu.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
