Politik

Rëndësia e Ruajtjes së Paqes dhe Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe respektimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar një perspektivë të qartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në fjalën hyrëse të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, Spajiqi ka thënë se e ardhmja e Evropës duhet të ndërtohet mbi sigurinë, paqen dhe të drejtën e çdo populli për të vendosur për të ardhmen e vet.

Spajiqi ka vënë theksin te rëndësia e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një proces që kontribuon në paqen dhe sigurinë e kontinentit. “Ruajtja e paqes nënkupton se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe çdo komb ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e vet.


- Advertisement -

Evropa duhet të ketë qartësinë e njëjtë për zgjerimin.

Zgjerimi është riunifikimi i kontinentit tonë, është premtim i vazhdueshëm i paqes dhe sigurisë në Evropë, që mbetet shpresa e shtëpisë sonë të përbashkët”, tha ai.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson kryeministri Albin Kurti.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -