Politik

Kritika e Deputetes Musliu-Shoshi ndaj Fjalës së Glauk Konjufcës në OKB

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur kritika të ashpra ndaj fjalës së Glauk Konjufcës gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB.

Në një postim në Facebook, Musliu-Shoshi tha se qasja e Konjufcës ndaj vendimit të Hagës ishte e papranueshme.

Sipas saj, aktgjykimi i padrejtë u trajtua me një gjuhë të zbehtë, duke u mjaftuar vetëm me konstatimin se “ka gabime në përmbajtje dhe fakte”. “Asnjë fjalë për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës!


- Advertisement -

Dhe këtë qasje e dëgjuam pikërisht nga njeriu që është caktuar ta udhëheqë strategjinë shtetërore për Hagën!

Nëse në Këshillin e Sigurimit nuk artikulohet fuqishëm kundërshtimi ndaj këtij aktgjykimi, ku dhe kur do të artikulohet?” shkroi Musliu-Shoshi.

Ajo theksoi se padrejtësia nuk mund të kundërshtohet vetëm me diplomaci për formalitet.

Reagimi i saj vazhdon: “GLAUK, 81 VJET BURG NUK JANË NJË GABIM TEKNIK QË KALOHET ME DY FJALI DIPLOMATIKE!” Në Këshillin e Sigurimit, Glauk Konjufca e trajtoi aktgjykimin ndaj çlirimtarëve tanë me një gjuhë të zbehtë, duke u mjaftuar me konstatimin se ka “gabime në përmbajtje dhe fakte” që pritet të korrigjohen në Apel! “81 vjet burg për katër figura të luftës sonë çlirimtare meritojnë shumë më tepër sesa një shprehje shqetësimi!

ASNJË fjalë për rolin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi në çlirimin, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës!” Musliu-Shoshi përfundoi duke theksuar se, “Ministër, aty nuk përfaqësoni një parti apo një qeveri.

Përfaqësoni Republikën e Kosovës dhe historinë e saj!

E vërteta historike nuk mbrohet me gjysmë zëri.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -