Prindërit Ilir dhe Lendita Cakolli i bëjnë thirrje qytetarëve për ndihmë dhe solidaritet për djalin e tyre dyvjeçar, Liorin, i cili po kalon një sfidë të vështirë shëndetësore.
Me një mesazh drejtuar familjarëve, miqve dhe njerëzve të mirë, ata kërkojnë mbështetje përmes kontributeve dhe shpërndarjes së fushatës së tyre për mbledhjen e fondeve në platformën GoFundMe. “Të dashur familjarë, miq dhe njerëz të vullnetit të mirë!
Ju lutem, më ndihmoni ta shpërndaj këtë fushatë GoFundMe për djalin tim, Liorin. Çdo kontribut, sado i vogël, si dhe çdo shpërndarje e lidhjes së fushatës sonë, përbën një mbështetje të çmuar për të.
E di se secili prej nesh ka vështirësitë dhe përgjegjësitë e veta, ndaj çdo ndihmë e dhënë me zemër është e çmuar dhe shumë e vlerësuar.
Ju falënderoj nga zemra për mirësinë, solidaritetin dhe përkrahjen tuaj!” Më poshtë është linku për donacion: Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





