Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend si dhe çështje të tjera me interes të qytetarëve.
Ndër tjera, u diskutua edhe për krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit”, thuhet në komunikatë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





