Stambolli përballë përmbytjeve: Situata emergjente në Phoenix Studios

Stambolli po përballet me reshje të mëdha shiu, që kanë shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit.

Rrugët janë përmbytur dhe shumë shtëpi e vende pune janë prekur.

Këngëtari Murat Boz dhe aktorja Demet Özdemir ndodhen mes atyre që janë bllokuar për shkak të këtyre kushteve ekstreme.


- Advertisement -

Murat Boz informoi se ai dhe qindra punonjës janë të bllokuar në Phoenix Studios në Ayazağa, duke kërkuar ndihmë urgjente nga autoritetet. “Jemi në zonën e Ayazağa-s ku ndodhen Phoenix Studios.

Gjithçka është përmbytur, studiot janë përmbytur dhe energjia elektrike është ndërprerë.

Jemi të bllokuar këtu së bashku me qindra punonjës.

Presim ndihmë urgjente nga autoritetet”.

Ai transmetoi drejtpërdrejt nga studioja, duke treguar se uji po rritej me shpejtësi dhe stafi po përpiqej të zhvendosej në zona të sigurta. “Më është dashur të transmetoj drejtpërdrejt sepse aktualisht ka një emergjencë.

Këtu, së bashku me stafin dhe ekipet, jemi të bllokuar në Ayazağa.

Nuk mund të lëvizim nga vendi ku jemi sepse rruga është përmbytur me 2 metra ujë, dhe studioja ku ndodhemi po përmbytet gjithashtu”.

Boz gjithashtu përmendi se numri i njerëzve brenda ishte mes 200 dhe 250.

Aktorja Demet Özdemir, e cila ndodhej gjithashtu në të njëjtën studio, e konfirmoi situatën e vështirë. “Jemi bllokuar në studion në rrugën Cendere.

Phoenix Studios.

Po presim ndihmë nga të gjitha autoritetet përkatëse”.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *