Lule Mustafa: Një Mundësi për Big Brother VIP?

Lule Mustafa ishte e ftuar në rubrikën “25 Pyetje” të Prive By LS, ku diskutojë për mundësinë e një pjesëmarrjeje në Big Brother VIP në të ardhmen.

E pyetur nëse do të bëhej pjesë e këtij formati, Lulja tha se nuk e përjashton një mundësi të tillë, duke lënë gjithçka të hapur për të ardhmen. “Nuk e di, nuk i dihet, ka mundësi,” u shpreh ajo, duke mos dhënë një përgjigje përfundimtare.

Lulja tregoi se në jetën e saj të përditshme është një person i qetë dhe i butë, por pranoi se qëndrimi për një kohë të gjatë në shtëpinë e Big Brother VIP mund ta vendoste në situata të vështira.


- Advertisement -

Ajo theksoi se do ta kishte veçanërisht të vështirë të përballej me persona që jashtë shtëpisë i njeh në një mënyrë, por që para kamerave shfaqin një personalitet krejt tjetër.

Madje, duke e trajtuar këtë mundësi me humor, Lulja tha se nëse do të vihej shumë në sprovë nga sjelljet e tjerëve, mund të arrinte deri te “thyerja e ndonjë dritareje.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *