Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, Kritikë ndaj Vendimit të Dhomave të Specializuara për UÇK-në

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur brutal vendimin e Dhomave të Specializuara për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke theksuar se ky vendim nuk reflekton bindjet e Aleancës dhe të popullit të Kosovës për luftën çlirimtare.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Gjini theksoi se Aleanca kishte mbështetur ligjin për Dhomat e Specializuara, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, si dhe procesin në tërësi, por nuk mund të pajtohet me mënyrën se si është cilësuar lufta e UÇK-së.

Ai kërkoi angazhim shtetëror për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë juridike dhe institucionale për të korrigjuar vendimin në procedurën e Apelit. “Aleanca e ka mbështetur ligjin i cili është dakordu në Kuvend në atë kohë, po ashtu qëndrimi ynë ka qenë i qartë që prej fillimit që vendimi i Dhomave të Specializuara ka qenë vendim brutal, nuk mundemi me u pajtu me një cilësim të tillë të luftës tonë.


- Advertisement -

E kemi mbështet gjithë këtë proces dhe dimë që mundet me pas vështirësi ligji, por ne insistojmë që Kosova duhet me punu në të gjitha pistat e mundshme, të ketë angazhim shtetëror që të paktën në Apel me u korrigju plotësisht ky vendim për shkak që besoj që në Kosovë të gjithë e dinë që Aleanca beson fuqishëm në bindjen tonë e të gjithë popullit që lufta jonë ka qenë e drejtë dhe dënimi i krerëve të UÇK-së në këtë mënyrë qetë hije të keqe dhe ka dëme për Kosovën,” shprehu Gjini.

Ai gjithashtu kritikoi institucionet e Kosovës për mungesën e angazhimit të hershëm në këtë çështje, duke veçuar Presidencën, kryeministrin, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjini shprehu pasiguri nëse do të ketë angazhim të mjaftueshëm institucional në të ardhmen, pas vendimit të 16 shtatorit.

Ai theksoi se, megjithëse Shiroka-Pula sapo ka marrë detyrën, angazhimi për këtë çështje duhet të fillojë menjëherë. “Institucionet shtetërore do të duhej shumë më herët të merreshin me këtë çështje.

Nuk ka pasur angazhim as nga Presidenca, kryeministri, Ministria e Drejtësisë e as nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Nuk e di a do të ketë angazhim në të ardhmen pas vendimit të 16 shtatorit.

Edhe pse është java e parë që Shiroka-Pula ka marrë detyrën, mendoj se do të duhej pa vonesa të niste të angazhohej për këtë çështje,” tha Gjini.

Ai gjithashtu kritikoi Qeverinë e Kosovës, duke thënë se vendi nuk ka më krizë institucionale, por siç theksoi ai, për shkak të qasjes së Qeverisë, ka krizë politike. “Ne prej datës 7 qershor, kur janë kry zgjedhjet me 26 qershor, kemi dalë e kemi paraqit qëndrimin tonë se ne do ta mbështesim Kosovën në zgjidhjen e këtij ngërçi politik, do ta bëjmë kuorumin nëse plotësohen kërkesat tona për Kosovën dhe nuk ka pasur kurrëfar vullneti për me bë një gjë të tillë dhe ne nuk kemi pasur kurrëfar vullneti me mbështet një gjë të tillë.

Sidoqoftë, e përshëndesim zgjedhjen e Presidentes.

Ka shumëçka për tu diskutuar e për tu analizuar, është mirë që kemi dalë nga ai ngërç, por nuk do të thotë se nuk kemi krizë politike, pasi kjo vjen nga qasja qeveritare, por krizë institucionale nuk kemi,” përfundoi Gjini.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *