Miratohet Projektligji për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit

Anëtarja e Komisionit për Buxhet, Arbërie Nagavci, njoftoi se është miratuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në një postim në Facebook, deputetja e LVV-së theksoi se ky projektligj ka për qëllim fuqizimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, “përmes rregullave dhe mekanizmave që ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në sistemin financiar”. “Mbesim të angazhuar në avancimin e legjislacionit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë që garantojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe përgjegjshmërinë”, shkroi Nagavci.

Më herët gjatë ditës, në mbledhjen e këtij Komisioni, pati kritika nga opozita për mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe për mënyrën e procedimit të këtij projektligji.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *