Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka bërë një vizitë te familja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Lajmi u shpërnda nga djali i Jakupit, Altin Krasniqi, i cili postoi një fotografi në rrjetet sociale ku shihet Presidentja me djalin e tij, Gegën, nipin e Jakup Krasniqit. “Gega me Presidenten”, ka shkruar fillimisht Krasniqi në përshkrimin e fotografisë.
Ai e falënderoi Presidenten për vizitën dhe shprehu urimet e familjes për suksese në detyrën e saj të re. “Presidentja na nderoi sot me praninë e saj.
Me këtë rast, i uruam punë të mbarë dhe suksese në misionin e saj në shërbim të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Altin Krasniqi.
Në reagimin e tij, Krasniqi theksoi rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit në këtë periudhë, duke përmendur përpjekjet ligjore për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. “Në këto ditë të vështira, jo vetëm për ne si familje, por edhe për shtetin tonë, na duhet unitet, solidaritet dhe përkushtim i palëkundur në betejat ligjore në përpjekjet për rikthimin në atdhe të çlirimtarëve tanë”, përfundoi Krasniqi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





