Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një dron profesional nga një donator, i cili do të përdoret nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit, ky donacion ka si qëllim mbështetje për aktivitetet policore dhe për të rritur kapacitetet operative të Policisë së Kosovës.
Sindikata e Policisë ka shprehur mirënjohje ndaj donatorit për këtë kontribut, duke theksuar se mbështetja e ofruar është e rëndësishme për përmbushjen e detyrave të Policisë dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





