Në Kosovë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim për raste të infektimit me variantin e ri të COVID-19, të njohur si “Stratus”, që po qarkullon në Mbretërinë e Bashkuar.
Këtë e bëri të ditur drejtoresha e Klinikës Infektive në QKUK, Vera Ndrejaj, në një intervistë për Radio Dukagjinin.
Ajo njoftoi se megjithatë ekziston një rrezik për përhapje. “Për këtë variant që e përmendët, nuk kemi konfirmim nga IKSHPK-ja.
Sa i përket rrezikut të përhapjes së sëmundjeve infektive, natyrisht jo vetëm Covid-19, por me lëvizje-migrim të popullatës, edhe sëmundje të tjera infektive mund të përhapen.
Pra, migrimi e favorizon përhapjen e sëmundjeve infektive,” tha Ndrejaj.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





