Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.
Ambasadori Malaj e uroi Presidenten për zgjedhjen e saj në detyrë dhe shprehu shpresën se gjatë mandatit të saj, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë do të intensifikohen edhe më shumë.
Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e vazhdimit të ecjes së përbashkët dhe mbështetjes së ndërsjellë mes dy vendeve.
Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në politikën e jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





