Çitaku: Kosova Kërkon Drejtësi, Procesi i Apelit në Hagë dhe Anëtarësimi në Këshillin e Evropës në Fokus

Nënkryetarja e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka deklaruar se Kosova kërkon drejtësi dhe se nuk ka për intentivë t’i ikë asaj, pas pohimit të komisioneres së Bashkimit Evropian, Marta Kos, se ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale janë të papranueshme për BE-në.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Çitaku theksoi se në kuadër të agjendës së diplomacisë parlamentare, dy çështje të rëndësishme për Kosovën janë procesi i apelit në Hagë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Ajo theksoi se Kosova do të diskutojë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për t’ua sqaruar vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit, duke shprehur besimin se përmes dialogut mund të arrihet pajtueshmëri. “Një ndër pikat që diskutuam sot është edhe agjenda e diplomacisë parlamentare, për PDK-në, por besoj edhe për krejt Kuvendin e Republikës së Kosovës.


- Advertisement -

Siç jemi shprehur edhe në deklaratën që kemi miratuar, dy gjëra janë të rëndësisë së veçantë: procesi i apelit në Hagë dhe Këshilli i Evropës. Është normale që ndonjëherë me miq të kemi mospajtime, po besoj që do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kosova, me ligj dhe me vullnet, kërkon drejtësi.

Ne nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë, përkundrazi, po synojmë që procesin e devijuar dhe deformuar ta kthejmë në binarë të drejtë.

Kosova është partnere; partnerët diskutojnë, debatojnë dhe unë jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri”, tha Çitaku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *