Seanca e Kuvendit të Kosovës: Përzgjedhjet dhe Ligji për Luftimin e Pastrimit të Parave

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, ka njoftuar se seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të zhvillohet të enjten, më 15 tetor.

Në këtë seancë pritet të bëhet përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Gjithashtu, në rend dite është paraparë shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. “Do të bëhet edhe përzgjedhja e dy anëtarëve të bordit të ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës.


- Advertisement -

Dhe po ashtu, edhe formimi i komisioneve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të RTK-së.

U pajtuam po ashtu që në këtë seancë të përfshihet edhe shqyrtimi në lexim të dytë i ligjit për parandalimin dhe luftimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit, apo i njohur ndryshe si një projektligj i cili është shqyrtuar edhe në legjislaturën e kaluar për shkak të rëndësisë që ka, edhe për shkak të domosdoshmërisë që të miratohet sa më shpejt, sepse përveçse kursen me dhjetëra miliona euro nga buxheti i vendit, është edhe një projektligj i rëndësishëm që ne të jemi pjesë e zonës së njëjtë vendeve të rajonit.

Përveç kësaj, u njoftua edhe për shpalljen e konkursit për anëtarët e këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil, dhe pastaj, natyrisht, pas mbylljes së konkursit do të vazhdojë edhe me përzgjedhjen e tyre për këtë institucion të ri të rëndësishëm,” tha ajo.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *