Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur reagimin e tij pas lajmit të trishtueshëm për vrasjen e një personi në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Kjo ngjarje vjen pas tragjedisë së fundit që ka tronditur opinionin publik në Kosovë, ku motra dhe vëllai u vranë në Livoç të Gjilanit, ndërsa një tjetër anëtar i familjes mbeti i plagosur.
Hyseni, përmes një postimi në Facebook, u shpreh ngushëllime për familjarët e viktimave.
Ai njoftoi se nesër në mëngjes do të thërrasë një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri dhe Bashkësi për të adresuar këtë situatë alarmante. “Komuna jonë po përballet me një situatë të rëndë pas dy ngjarjeve tragjike.
Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi të premten, qyteti ynë u prek përsëri sonte nga një tjetër incident me pasojë humbjen e jetës.
Në emër të Komunës së Gjilanit dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këto dy ngjarje, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





