Përdorimi i Inteligjencës Artificiale te Fëmijët: Avantazhe dhe Rreziqe

Një pyetje e thjeshtë mund të sjellë përgjigje brenda pak sekondash.

ChatGPT, një mjet i avancuar i inteligjencës artificiale, tashmë është bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

Një numër i madh fëmijësh e përdorin atë për të gjetur informacione të ndryshme.


- Advertisement -

Një hulumtim i organizatës Common Sense Media në SHBA tregon se 70 për qind e adoleshentëve e përdorin inteligjencën artificiale për punët e shkollës.

Megjithatë, përveç lehtësive që ofron, përdorimi i saj sjell edhe disa rreziqe. “Inteligjenca artificiale e ka lehtësuar shumë punën… duhet pasur parasysh që inteligjenca artificiale sjell rreziqe jashtëzakonisht të mëdha gjatë përdorimit.

Për shembull, mund të ekspozohen të dhëna që janë komplet private dhe sistemet e inteligjencës artificiale juve iu premtojnë që ato të dhëna nuk do të ekspozohen, por në fakt ato megjithatë mund të rrjedhin, qoftë nga vetë sistemet e inteligjencës artificiale, të cilat i trajnojnë versionet e reja me ato të dhëna që juve i keni ndarë, qoftë përmes palëve të treta që mund t’i ekspozojnë këto informacione private,” thotë Driart Elshani, ekspert i kibernetikës.

Njohësi i arsimit, Ismet Potera, thekson se kjo situatë mund të ndikojë në zhvillimin e mendjes te fëmijët. “Inteligjenca artificiale ka mundësuar shumë sot qasjen në informata, përgatitjet e shkrimeve e të tjera, por ana e rrezikshme është se po i pasivizon nxënësit, fëmijët, jo vetëm nxënësit por edhe të rriturit, për shkak se po i marrin gjërat të gatshme.

Kështu që nëse i marrin gjërat të gatshme, ne do të mbetemi shumë zbrazët në njohuritë tona.

Po të shfrytëzohet kjo për përfitimin e njohurive të reja, për zhvillimin e shkathtësive komunikuese e të tjera, kjo është diçka shumë pozitive,” thotë ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *