Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në një takim Ambasadoren e re të Zvicrës në Kosovë, znj.
Anne-Lise Cattin Hennin.
Gjatë këtij takimi, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe për rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në forcimin e këtyre lidhjeve.
Po ashtu, u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral.
Në qendër të diskutimeve ishin projektet konkrete në fushën e transportit, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Zvicrën dhe për realizimin e projekteve që do të sjellin dobi për qytetarët.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





