Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili e uroi për marrjen e detyrës.
Gjatë këtij takimi, dy palët diskutuan për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe theksuan rëndësinë e vazhdimit të punës për forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





