Reagimet ndaj Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar

Votimi në Kuvend për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka nxitur shumë reagime.

Aleatët ndërkombëtarë kanë shprehur kritika, duke theksuar se ky ligj nuk i kontribuon Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Sipas tyre, është e rëndësishme që puna dhe mandati i Gjykatës Speciale të respektohen.


- Advertisement -

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, është shprehur për Radio Dukagjinin se zbatimi i këtij ligji do të përballet me sfida. “Jo pse unë besoj që jam autoriteti që mund ta di saktë se ku qëndron ky ligj në raport me Gjykatën e Hagës, por nga të gjitha analizat që kam vlerësuar nga të tjerët, por edhe analizën që vetë e kam bërë, rezulton se do të ketë probleme në zbatimin e këtij ligji. Është vullnet i deputetëve, vullnet i atyre që na përfaqësojnë të vendosin se çfarë ligji do të nxjerrin.

Se si do të shkojë rrugës, mbetet të shihet.

Jemi para një situate me shumë dilema, me shumë pikëpyetje,” deklaroi ai.

Qelaj njoftoi se më 14 tetor do të organizojë një punëtori, ku do të shqyrtohen gjetjet e Avokatit të Popullit lidhur me Dhomat e Specializuara.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -