Ben Affleck zbardh skenën e dushit në ‘Gone Girl’

Ben Affleck ka konfirmuar se nuk kishte përdorur protezë gjatë skenës së njohur të dushit në filmin thriller psikologjik të vitit 2014, ‘Gone Girl’.

Aktori 54-vjeçar, i cili së fundmi ka bërë disa komente të rralla për ish-gruan e tij, Jennifer Lopez, e përmendi këtë çështje gjatë një interviste për Variety, e publikuar të mërkurën.

Skena zhvillohet midis Affleck dhe partneres së tij në film, Rosamund Pike, drejt fundit të filmit, pasi personazhi i saj, i cili kishte qenë i zhdukur, kthehet papritur në shtëpi e mbuluar me gjak.


- Advertisement -

Pasi hyn në shtëpi, Pike shkon për të bërë dush dhe i kërkon Affleckut t’i bashkohet, për të diskutuar.

Megjithatë, ajo e kërkon të zhvishet plotësisht për t’u siguruar se ai nuk kishte vendosur ndonjë pajisje përgjimi. “Nuk kam përdorur protezë,” i tha aktori fitues i çmimit Oscar revistës. “Kam përdorur protezë vetëm në një film, ‘Hollywoodland’.

Ishte një hundë,” vazhdoi ylli i ‘Good Will Hunting’. ‘Gone Girl’ u drejtua nga regjisori David Fincher dhe është një përshtatje e romanit të vitit 2012, shkruar nga Gillian Flynn.

Në film luajnë gjithashtu Carrie Coon, Neil Patrick Harris, Tyler Perry dhe Emily Ratajkowski.

Filmi mori vlerësime të shkëlqyera nga kritikët pas daljes në kinema, duke arkëtuar rreth 370 milionë dollarë në mbarë botën, me një buxhet prej 61 milionë dollarësh.

Affleck luajti personazhin Nick Dunne, i cili dyshohet se kishte vrarë bashkëshorten e tij, Amy (Pike), pasi ajo u zhduk në përvjetorin e pestë të martesës së tyre. “Bagazhi që ai sjell me vete është jashtëzakonisht i dobishëm për këtë film,” kishte thënë më parë regjisori Fincher për aktorin gjatë një interviste për Film Comment.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -