Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajetin, i cili e ka uruar për marrjen e detyrës.
Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë takimit, Ajeti e ka informuar presidenten për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.
Po ashtu, në takim është diskutuar për koordinimin ndërmjet institucioneve të sigurisë, me synim garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





