
Vetëm dy ditë para koncertit, Rame Lahaj njofton se 80% e biletave janë shitur
Vetëm dy ditë para koncertit të “PASSION & ORIGIN” në Zürich, 80 për qind e biletave tashmë janë shitur.
Tenori kosovar me famë botërore, Rame Lahaj, ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe pak bileta për koncertin e 10 tetorit në Kongresshaus Zürich, ku do të ngjitet në skenë së bashku me ARMA Ensemble.
Turneu, i dedikuar publikut shqiptar në diasporë, do të vazhdojë pas Zürichut në Düsseldorf më 30 tetor, në Vjenë më 8 nëntor dhe në Toronto më 13 dhjetor. 10 tetor 2026 | 20:00 Kongresshaus Zürich – Kongresssaal Biletat: https://ticketmaster.ch/event/725505631 Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com