BlogShowbiz

Dedikimi Prekës i Selvije Jao për Shpat Kasapin dhe Rritja e Roelit

Selvije Jao, bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, ka ndarë një dedikim prekës për këngëtarin, duke e kujtuar atë përmes djalit të tyre, Roelit.

Ajo ka publikuar disa fotografi të Roelit me babanë e tij në rrjetet sociale, duke shprehur mallin e thellë për të. “Nuk ka ditë që të mos pyes veten si do të ndihej Shpati po ta shihte Roelin sot.

Sa krenar do të ishte për çdo fjalë, hap e arritje të tij, dhe sa shumë do të dëshironte ta mbante pranë e ta shihte duke u rritur”, shkruan Selvija.


- Advertisement -

Ajo thekson se dhimbja për humbjen e Shpatit është ende e pranishme, ndërsa kujton lidhjen e veçantë që ai kishte me djalin e tyre. “Më dhemb shpirti që Roeli do të rritet pa babanë që nuk kalon asnjë ditë pa mos e kërkuar, por unë do ta mbaj Shpatin gjallë në çdo kujtim e çdo histori që do t’i tregoj”, shprehet tutje.

Në fund të dedikimit, Selvija thekson dëshirën që Roeli ta njohë gjithmonë të atin përmes kujtimeve dhe dashurisë që ai la pas. “Dua të besoj se, sa herë Roeli buzëqesh, Shpati buzëqesh bashkë me të.

Dashuria për të nuk do të zbehet kurrë”, përfundon ajo.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *