Thellenza Krasniqi emërohet Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA-së në Westchester

Thellenza Krasniqi është emëruar Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA-së – Dega e Westchesterit.

Lajmin e ka bërë të ditur motra e saj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur krenarinë për arritjen e saj dhe për angazhimin e vazhdueshëm në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë. “Jam jashtëzakonisht krenare për motrën time, Thellenzën, dhe për gjithçka që ajo vazhdon të arrijë.

Përkushtimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe barazisë është vërtet frymëzues,” ka shkruar ajo.


- Advertisement -

Motra e Thellenzës ka theksuar se ndihet veçanërisht krenare për rolin e saj të ri si Sekretare e Shoqatës së Kombeve të Bashkuara të ShBA.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *