63 Minatorë Të Bllokuar Në Trepçë Pas Defektit Në Energji Elektrike

Mbrëmjen e së mërkurës, 63 minatorë të Trepçës janë ngujuar brenda minierës për shkak të një defekti që ka ndodhur në pajisjet e furnizimit me energji elektrike.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se sipas informacionit nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Minatorët që ndodhen brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike janë në gjendje të mirë.

Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00”, ka thënë Rizvanolli.


- Advertisement -

Ekipet teknike janë angazhuar për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Po ashtu, sipas Rizvanollit, po organizohet edhe dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente.

Menaxhmenti i Trepçës është në vendngjarje, ndërsa aty kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *