Justina Shiroka-Pula Zgjidhet Presidente e Kosovës në Një Seancë të Jashtzakonshme

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme.

Ajo në fjalën e saj të rastit u shpreh se e pranon me përgjegjësi të plotë detyrën e re. “Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentës së Kosovës.

Ky mandat nuk i përket vetëm një personi, ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan.


- Advertisement -

Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dalë pa dallim politik, etnik e shoqëror.

Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim e përforcimin e institucioneve tona.

Kosova duhet të ecë përpara si një shtet demokratik, i sigurt dhe me orientim të qartë euroatlantik.

Do ta mbrojë kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë.

Besoj në Kosovën dhe te njerëzit e saj, besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

Zoti e bekoftë Kosovën”, thuhet në fjalimin e Shiroka-Pulës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *