Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuar. 88 deputetë kanë votuar për këto ndryshime.
Në sallë ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të PDK-së, të Aleancës, të LDK-së, si dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga grupi multi-etnik.
Kalimi i këtij projektligji ka qenë një kërkesë e PDK-së dhe protestuesve që kanë protestuar tash e 21 ditë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





