Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me një thirrje të qartë për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe për të votuar ligjin.
Në një postim të saj, Çitaku ka theksuar se është e domosdoshme që Kurti të mos e vonojë pjesëmarrjen në Kuvend, duke e vënë theksin në rëndësinë e çështjes që po diskutohet. “Albin, eja në Kuvend.
Ndali lojërat.
Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se kanë mbetur edhe pak orë dhe se deputetët e PDK-së janë të pranishëm në Kuvend duke pritur Kurtin dhe deputetët e tjerë. “Ne jemi në Kuvend.
Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë.
Eja dhe votoje ligjin”, ka deklaruar Çitaku.
Ajo ka theksuar se votimi i ligjit nuk duhet të shihet si një favor ndaj PDK-së, duke e sqaruar se: “Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”.
Deputetja e PDK-së ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për Kurtin: “Mos vono më.
Eja në Kuvend.
Votoje ligjin.
Pa vonesë”.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





