Ish-kandidati për president nga marrëveshja politike ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, Bekim Sejdiu, ka dhënë një deklaratë pas përmendjes sërish të emrit të tij nga kryeministri Albin Kurti.
Kreu i ekzekutivit, gjatë një konference për media sot, i ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që ta votojnë Sejdiun për president, megjithëse ai është tërhequr prej kohësh nga gara.
Në ditën kur Kurti e ka përmendur emrin e tij, Sejdiu ka sqaruar se është tërhequr nga gara dhe se këtë e ka informuar edhe Kurtin dhe LDK-në. “I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara,” ka thënë Sejdiu në një përgjigje për Infokusin.
Ndryshe, gjatë konferencës për media, Albin Kurti ka thënë për Bekim Sejdiun se “s’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’.” Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





