Shefqet Hoxha – Sheki konfirmon pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova

Muzikanti dhe kitaristi i njohur, Shefqet Hoxha – Sheki, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova.

Në një intervistë për ATV, Hoxha ka treguar se vitin e kaluar ishte ftuar për t’u bashkuar me formatin, por atëherë nuk arriti të bënte marrëveshje me produksionin.

Këtë vit, situata ka ndryshuar dhe palët janë dakorduar që ai të bëhet pjesë e spektaklit. “Po, do të jem.


- Advertisement -

Vitin e kaluar më kanë ftuar, nuk jemi dakorduar, sivjet u dakorduam edhe do të më shihni”, është shprehur ai.

Ai ka zbuluar se nuk ka ndjekur asnjë episod të Big Brother dhe se do të hyjë në shtëpi pa një strategji të caktuar. “Asnjë episod nuk e kam shikuar.

Apriori aty nuk i pranoj, por fukaraja po ia bëjke, me trokit në derë të hasmit.

Me pas pensionin më të madh ndoshta nuk kisha shkuar”, ka deklaruar muzikanti.

Hoxha gjithashtu ka pranuar se një nga faktorët kryesorë në vendimin për të marrë pjesë ka qenë edhe pagesa. “Njëra nga arsyet ishte pagesa, pagesa ishte qendrore.

Sa do të qëndroj aty do të shohim.

Hiç nuk e di, asgjë nuk kam.

Do të shkoj me spontanitet të jetës”, ka thënë ai.

Kitaristi i njohur duket se është i gatshëm ta përjetojë këtë eksperiencë pa shumë parashikime.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *