Filmi i ri “Digger”, me protagonist Tom Cruise dhe regji të Alejandro Gonzalez Inarritu, ka pasur një nisje shumë të dobët në kinema.
Gjatë fundjavës së parë, filmi arriti të arkëtojë rreth 8 milionë dollarë në ShBA dhe 12 milionë dollarë nga tregjet ndërkombëtare.
Këto shifra janë tepër të ulëta krahasuar me kostot e prodhimit.
Buxheti i filmit raportohet të jetë të paktën 125 milionë dollarë, ndonëse disa burime e vlerësojnë deri në 160 milionë, pa përfshirë rreth 100 milionë dollarë për marketing.
Për të mbuluar këto shpenzime, “Digger” do të duhej të arrinte rreth 350 milionë dollarë në arkëtime globale.
Analistët parashikojnë se filmi mund të shkaktojë një humbje prej rreth 150 milionë dollarësh, që do ta kthente atë në dështimin më të madh financiar të karrierës së Cruise.
Filmi ishte menduar si një nga projektet kryesore të sezonit të çmimeve.
Cruise luan një miliarder të çuditshëm të naftës, dhe në kast janë edhe John Goodman, Riz Ahmed, Sandra Huller dhe Jesse Plemons.
Megjithëse filmi mori disa vlerësime pozitive nga kritikët, përfshirë vlerësime me katër yje nga BBC, Daily Mail dhe The Telegraph, pati edhe kritika të ashpra nga The Guardian, The Times dhe Variety.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com



