12 Persona të Lënduar gjatë Protestës, Ndërmjet Tyre Një Polic

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, njoftoi se gjatë protestës janë lënduar 12 persona, përfshirë një pjesëtar të Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.

Ai theksoi se shumica e të lënduarve kanë shfaqur ankesa për pasojat e gazit lotsjellës, ndërsa dy individë kanë pësuar lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit. “Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë.

Shumica prej tyre janë ankuar në veprimet e gazit lotësjellës.


- Advertisement -

Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.

Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar shtëpi”, tha Syla.

Mjeku sqaroi se të gjithë personat e pranuar janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas janë liruar për në shtëpi. “Po, sigurisht.

Domethënë pas trajtimit në Qendrën Emergjente, të gjithë janë lëshuar shtëpi”, theksoi ai.

Syla përmendi se nuk ka pasur lëndime të rënda, duke theksuar se kryesisht janë lëndime të lehta, me dominim të atyre të shkaktuara nga gazi lotsjellës. “Po nuk pat lëndime të rënda.

Kryesisht janë lëndime të lehta.

Domethënë lëndimet për shkak të gazit lotësjellës këtu janë, ato kanë qenë dominuese.

Edhe janë trajtuar tek ne edhe në Klinikën e Oftalmologjisë dhe pastaj janë lëshuar shtëpi”, shtoi ai.

Sipas tij, të lënduarit kanë qenë të moshave të ndryshme, nga adoleshentë deri te personat rreth 40-vjeçarë. “Zakonisht moshat janë të ndryshme.

Prej atyre adoleshentë deri 40-vjeçar”, përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *