Sot janë zhvilluar protesta të shumta në Evropë, duke përfshirë Gjermaninë, Suedinë dhe Zvicrën, për të shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Platforma ‘Liria ka Emër’ ka publikuar foto nga këto protesta, ku dallohet numri i madh i pjesëmarrësve.
Protestuesit mbajnë pankarta me mesazhe që e mbështesin ish-krerët e UÇK-së.
Një nga pankartat e dukshme ishte: ‘Protesta -JO NË EMRIN TIM – Aachen’.
Në protestën ‘JO NË EMRIN TIM’ që u mbajt në Munchen, Gjermani, fjalimi i Ismail Tashollit ka qenë gjithashtu i rëndësishëm për ngjarjen.
Vala e protestave vazhdon, zëri i qytetarëve nuk ndalet.
Një tjetër protestë u zhvillua në Lausanne, ku u shprehën mesazhe të ngjashme: ‘JO NË EMRIN TIM’”, thuhet në postimet e ‘Liria ka Emër’.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





