Heroizmi i Ajdin Limoni: Si shpëtoi katër të rinj nga një makinë që po digjej në Zvicër

“Nuk mendova, doja vetëm të ndihmoja dhe të shpëtoja.” Kështu shprehet Ajdin Limoni, një shqiptar 53-vjeçar nga Kosova, i cili shpreh zhgënjimin e tij për kalimtarët që e panë aksidentin, por nuk ndërhynë për të ndihmuar.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e të mërkurës në Wohlen, Kantonin Aargau, dhe mund të kishte përfunduar me fatalitet nëse Limoni nuk do të kishte vepruar.

Ai, së bashku me disa pjesëtarë të ndihmës së parë, nxori katër të rinj nga një makinë që po digjej, duke pësuar djegie në duar dhe ballë. “Ajo bërtiti, ‘Ndihmë, po vdes, më ndihmoni!’” kujton Limoni, duke thënë se kjo ishte një nga ato momente që nuk do t’i harrojë kurrë.


- Advertisement -

Në atë moment, ai vuri re se flakët ishin të larta dhe se situata ishte kritike. “Flaka ishte të paktën tre metra e lartë,” thotë ai.

Ai u kërkoi shpëtimtarëve që të nxjerrin sa më shpejt të plagosurit nga makina, duke përdorur një thikë për të prerë rripat e sigurimit. “Nuk mendova, doja vetëm të ndihmoja dhe të shpëtoja.” Ai shpreh zhgënjimin e tij për ata që vetëm kanë parë dhe nuk kanë vepruar. “Nuk është një ndjenjë e mirë,” tha ai.

Kosovari u bën thirrje të gjithëve që të ndalin dhe të ofrojnë ndihmë në raste aksidentesh, pavarësisht nga trafiku. “Ju lutem kontrolloni nëse ka njerëz që kanë nevojë për ndihmën tuaj.” Gjatë shpëtimit, ai pësoi djegie që kërkuan trajtim në spital, por ai ndjehet mirë kur mendon se ka shpëtuar njerëz.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:45 në Alte Bremgarterstrasse në Wohlen, kur një Fiat Punto doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke u përfshirë shpejt nga flakët.

Katër shtetas italianë që banojnë në Zvicër ishin në makinë: një vajzë 17-vjeçare dhe tre burra të moshës 17, 18 dhe 21 vjeç.

Dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u transportuan me helikopterë në spitalet universitare në Bazel dhe Cyrih, ndërsa dy të tjerët u dërguan me ambulancë për trajtim.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *