Zgjedhja e Presidentit dhe Dhomat e Specializuara: Mundësi për Zgjidhje Paralele
Analisti Melazim Koci ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit të Kosovës dhe ndryshimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara mund të zgjidhen paralelisht dhe madje brenda një dite.
Ai theksoi se nuk duhet të veçohet njëra çështje si parakusht për tjetrën, por që partitë të arrijnë një marrëveshje për të dyja dhe më pas të procedohet në Kuvend. “Unë nuk mendoj që duhet veçuar njërën që të jetë e para dhe pastaj e dyta.
Unë mendoj se kemi të bëjmë me një proces që mund të shkojë paralelisht.
Duhet të kalojë projektligji, është e vërtetë që ndoshta duhet kohë, kjo nuk e përjashtoj, është e mundur,” tha Koci.
Sipas tij, për këtë nevojitet vullnet politik nga partitë, ndërsa nëse palët vazhdojnë të insistojnë që njëra çështje të trajtohet para tjetrës, ekziston rreziku që Kosova të shkojë në zgjedhje.
Siç tha ai, çelësi është vullneti politik i partive për të arritur marrëveshje. “Absolutisht.
Kryesorja është të ketë vullnet politik.
Dhe unë druaj që aty është problemi, mungesa e vullnetit politik.
Ky është problemi kryesor.
Dy çështjet mund të absolvohen,” tha Koci.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

