KRU “Bifurkacioni” ka informuar konsumatorët e rrugëve “Xhafer Deva” dhe “Besim Qarri” se më 29 shtator 2026, duke filluar nga ora 09:00, do të ketë një ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo ndërprerje është e nevojshme për shkak të vazhdimit të punimeve në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
Po ashtu, punime për ndërrimin e ujëmatësve do të zhvillohen gjatë ditës edhe në fshatin Sazli.
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se furnizimi me ujë për konsumatorët e rrugëve “Xhafer Deva” dhe “Besim Qarri” pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Kompania kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve gjatë realizimit të këtyre punimeve.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





