Protesta ‘Jo në emrin tim’ vazhdon në Prishtinë

Protesta “Jo në emrin tim” do të vazhdojë sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku është paraparë të mbahet nata e 13-të e kësaj nisme.

Programi do të hapet me “Betimin e Ushtarit”, të interpretuar nga veterani Bekim Juniku, i cili gjatë mbrëmjes do të ndajë edhe dëshminë e tij personale.

Në mesin e pjesëmarrësve që do të marrin fjalën, është aktori Kushtrim Sheremeti, ndërsa do të flasin gjithashtu organizatori i protestës, Çlirim Haziri dhe gazetarja nga Shqipëria, Denada Kola.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *