Sot, Kuvendi i Kosovës ka votuar për formimin e 16 komisioneve parlamentare dhe përbërjen e tyre.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur propozimet e saj për kryetarë, zëvendëskryetarë dhe anëtarë të këtyre komisioneve, tri prej të cilave do t’i udhëheqë vetë.
Arian Tahiri, shefi i deputetëve të PDK-së, prezantoi propozimet në seancën e sotme.
Ja propozimet e plota të PDK-së: – Komisioni për Buxhet, zëvendëskryetar i parë Mërgim Lushaku, anëtar Ariana Musliu-Shoshi. – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Eman Rrahmani anëtar. – Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Përparim Gruda dhe Blerta Deliu, anëtarë. – Komisioni për Integrim Evropiane, Vlora Çitaku dhe Arian Tahiri, anëtarë. – Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Elmi Reçica, zëvendëskryetar i parë, Ariana Musliu-Shoshi, anëtare. – Komisioni për Arsim, Enver Hoxhaj, kryetar.
Sala Jashari, anëtare. – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Arben Mustafa, kryetar, Mërgim Lushtaku, anëtar. – Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Eliza Hoxha dhe Fadil Demaku, anëtarë. – Komisioni për Shëndetësi, Uran Ismaili, kryetar, Blerta Deliu, anëtare. – Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu, anëtarë. – Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rrahman Rama dhe Ganimete Musliu, anëtarë. – Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Artan Behrami, zëvendëskryetar i parë, Sala Jashari, anëtare. – Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Altin Krasniqi dhe Eman Rrahmani, anëtarë. – Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Besa Kabashi-Rama dhe Rrahman Rama, anëtarë. – Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, Eliza Hoxha dhe Artan Behrami, anëtarë. – Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Personat e Pagjetur, Rrustem Mustafa, zëvendëskryetar i parë, Jakup Nura, anëtar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





