Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, shprehu mbështetje për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Ajo theksoi se do të protestojë gjithmonë kur UÇK-së, sipas saj, i bëhet padrejtësi. “Të përkrahet prej partive të tjera parlamentare, të sillet shpejt në Kuvend dhe të bëhen ato plotësime-ndryshime qysh i ka paraparë Partia Demokratike.
Kam qenë vetë pjesë e luftës, kam qenë ushtare, çdo padrejtësi që i bëhet luftës, çdo padrejtësi që bëhet në emër të UÇK-së dhe luftës së shenjtë të UÇK-së, do të protestoj.
Kështu që jam edhe për zhbërjen.
Aleanca kur ka qenë një iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, kemi qenë gati të votojmë.
Nesër me u sjell në Kuvend, ne jemi për”, u shpreh ajo.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





