Seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë për Dëbimin e Civilëve Shqiptarë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka filluar me një orë vonesë seanca në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të mbi 800.000 civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Dy herë radhazi ka dështuar që të mbahet shqyrtimi fillestar lidhur me këtë rast, për shkak të mungesës së avokatëve dhe mos pajisjes së tyre me shkresa të lëndës.

Të akuzuarit nga Prokuroria Speciale po akuzohen se gjatë muajve janar-qershor të vitit 1999, gjatë konfliktit të armatosur dhe luftës në Kosovë, kanë ushtruar autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat që vepronin nën përgjegjësinë e tyre.


- Advertisement -

Sipas aktakuzës, 21 të akuzuarit kanë qenë në dijeni dhe kanë pasur informacione të mjaftueshme për të ditur se në forcat nën komandën ose kontrollin e tyre po kryeheshin veprime që përfshinë shkatërrimin e pronës, djegien e shtëpive dhe objekteve të infrastrukturës civile, përndjekjen dhe ndalimin arbitrar të personave në baza etnike, përfshirë sulme të armatosura ndaj fshatrave dhe qyteteve të banuara me popullsi civile shqiptare me qëllim të zhvendosjes me dhunë.

Sipas aktakuzës, këto veprime të të akuzuarve rezultuan me organizimin e kolonave të detyruara të civilëve shqiptarë me qëllim dëbimin nga Kosova drejt kufijve shtetërorë në drejtim të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në përgjithësi ishin rreth 862,979 civilë të dëbuar.

Po ashtu, të pandehurit nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme dhe të arsyeshme që ishin në kompetencë dhe përgjegjësinë e tyre për të parandaluar kryerjen e këtyre veprimeve, për t’i penguar autorët ose për të raportuar aktet e kundërligjshme tek autoritetet përkatëse.

Sipas aktakuzës, ata akuzohen për veprën penale – krime lufte kundër popullatës civile.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *