Sonte, në kryeqytet, u mbajt protesta qytetare për të 11-tën natë radhazi në sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim me aktgjykimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas përfundimit të këtij tubimi masiv, reagoi Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme qytetare.
Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se kauza dhe vendosmëria mbeten të palëkundura. “Nata e 11-të.
Zëri ynë nuk shuhet, qëndresa vazhdon!
Faleminderit secilit që është me ne”, shkroi Thaçi.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





