Kori Siparantum nga Kosova Fiton Tri Çmime në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve

Kori “Siparantum” nga Kosova ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi, duke u shpallur fitues i tri çmimeve. “Siparantum” është vlerësuar me 97 pikë, duke fituar çmimin në kategorinë e koreve të përziera.

Përveç këtij çmimi, kori nga Kosova ka marrë edhe Çmimin Special për Performancë Bashkëkohore, si dhe Çmimin për Dirigjentin më Premtues, që i është akorduar “Radovan Popoviq”.

Në këtë festival, kanë marrë pjesë kore të ndryshme nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa “Siparantum” ka arritur të kalojë në garë korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota Bene” nga Serbia dhe korin e përzier “Zima” nga Mali i Zi.


- Advertisement -

Në të njëjtën kategori me korin kosovar ka garuar edhe kori nga Beogradi, “Sveti Joakim i Ana”, i cili është përballur me kritika pas interpretimit të një kënge me përmbajtje nacionaliste serbe për Kosovën.

Sipas organizatorëve, kishte pasur një kërkesë për pjesëmarrësit që të shmangin interpretimet me përmbajtje nacionaliste që mund të provokonin ose të bënin të ndiheshin keq pjesëmarrësit e tjerë.

Drejtoresha e festivalit, Nagja Karaxhiq, ka theksuar se kjo kërkesë u ishte bërë pjesëmarrësve, por ajo ka sqaruar se nuk e kishte miratuar programin artistik.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *