BlogPolitik

Përurimi i Këngës ‘NE NUK HARROJMË!’ Kushtuar Viktimave të Gjenocidit në Kosovë

Sot, më 26 shtator 2026, në orën 18:00, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” organizon përurimin e këngës “NE NUK HARROJMË!”, e cila është kushtuar viktimave të gjenocidit të kryer nga Serbia ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Kënga, e kompozuar nga Edmond Zhulali me tekst të Fran Laskës, interpretohet nga artistët Enkelejda Arifi, Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe Selami Kolonja.

Drejtuesi i kësaj qendre, Bardhyl Mahmuti, ka njoftuar se në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm mysafirë nga vende të ndryshme të botës, si dhe emra të njohur që kanë lidhje me Kosovën.


- Advertisement -

Njoftimi i Bardhyl Mahmutit: “INTELEKTUALË NGA DANIMARKA DHE SPANJA NË PËRURIM TË KËNGËS KUSHTUAR TË RËNËVE GJATË LUFTËS”.

Sot, në ditën kur përkujtojmë krimin e gjenocidit në Abri të Epërme, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përuron këngën “NE NUK HARROJMË” kushtuar të gjithë të rënëve gjatë luftës çlirimtare.

Në këtë ngjarje, nga Danimarka do të udhëtojnë intelektualët si Niels Henrik Hooge, i cili ka marrë pjesë si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është dekoruar nga Presidenca e Kosovës për kontributin e tij në çlirimin e vendit, historianin dhe ekspertin e çështjeve ballkanike, Tue Magnussen, si dhe shkrimtaren nga Galicia e Spanjës, autore e librit “Mirupafshim në Kosovë”.

Gjithashtu, në këtë manifestim do të marrë pjesë edhe gazetari britanez, Vaughan Smith, i cili ka realizuar filmime gjatë krimit të gjenocidit në Prekaz, në lagjen e familjes Jashari.

Përveç nderimit që u bëjmë të rënëve, ky manifestim është edhe një apel për ngadhënjimin e drejtësisë së vërtetë: dënimin e kriminelëve të vërtetë që kryen gjenocid në Kosovë dhe lirimin e çlirimtarëve.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *